Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të Lushnjes, ku një 71-vjeçar dyshohet se humbi jetën pasi u aksidentua me mjetin bujqësor që drejtonte.
Viktima u identifikua si Hekuran Xhelo, i cili po shkonte drejt tokave të tij bujqësore me zetor, kur mjeti u përmbys në rrethana ende të paqarta. 71-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje.
Mësohet se në mjetin bujqësor ishin dy persona, por personi tjetër u çua për ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjes ku konfirmohet se është jashtë rrezikut për jetën.