Irani është i rrezikuar seriozisht të përjashtohet nga Botërori 2026. Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit që vijojnë prej dy ditësh imponojnë zgjedhje që në plan të parë kanë shpëtimin e jetës së njerëzve dhe sporti kalon në plan të dytë.
Edhe vetë drejtuesit e Federatës Iraniane të Futbollit duket se e shohin pa shpresë pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Kjo bën që të lindë pyetja se kush do ta zëvendësonte Iranin në Kupën e Botës? Për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga FIFA, që organizon eventin në Amerikë, Kanada dhe Meksikë prej 11 qershorit.
Sipas disa burimeve jo zyrtare do të ishte Iraku që do të kualifikohej për në Grupin G, me Belgjikën, Zelandën e Re e Egjiptin. Me këtë skenar, Emiratet e Bashkuara Arabe do të zinin vendin e Irakut, aktualisht i përfshirë në play-off kundër Bolivisë ose Surinamit.
Nuk ka asnjë konfirmim në lidhje me mundësinë e një “ripeshkimi” apo “wild card” për ndonjë ekipi “big”, që mund të “digjet” në play-off/in e marsit.