Aktualitet

Zjarri në Tiranë, arrestohen 4 persona!

Katër persona janë ndaluar nga Policia e Tiranës në lidhje me incidentin e ndodhur të martën ku një pallat 12-katësh në kryeqytet mori flakë.

Janë arrestuar:

-Menaxherja e Big Marketit që ndodhej poshtë pallatit.

-Administratori i pallatit

-Nënkontraktori i fasadës së pallatit

-Inxhinieri

Ndërkohë, në kërkim është shpallur Armand Lilo, administrator i kompanisë “Arlis”.

Zjarri ka përfshirë fasadën e një pallati në zonën tek “Farmacia 10”, në aksin e “5 Majit”, përballë QSUT-së. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët kanë qenë aktive për disa minuta, ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi.

Si pasojë e tymit të dendur, 4 persona, dy qytetarë dhe dy zjarrfikës janë paraqitur në urgjencën e QSUT-së me shenja asfiksie.