Sport

Zyrtare: Anulohen garat e F1 në Bahrein e Arabinë Saudite/Shkak, konflikti në Lindjen e Mesme!

Eshtë zyrtare, Çmimi i Madh i Bahreinit dhe ai i Arabisë Saudite të programuara për t’u zhvilluar në muajin prill, do të fshihen nga kalendari i Botërorit të Formulës 1. Kjo për shkak të luftës në Iran dhe situatës në Lindjen e Mesme e nuk do të zëvendësohen.

Njoftimi u dha sot, teksa në Shangai u mbajt gara për Çmimin e Madh të Kinës, që u fitua nga italiani Andrea Kimi Antonelli, 19 vjeç. Çmimi i Madh i Bahreinit ishte parashikuar të zhvillohej më 12 prill, ndërsa i Arabisë Saudite, më 19 të muajit tjetër.

Edhe pse ishte vendim i vështirë për t’u marrë, për fat të keq është vendimi i drejtë, duke marrë parasysh situatën aktuale në Lindjen e Mesme, tha Stefano Domenicali, president dhe shef Ekzekutiv i Formulës 1. Dua të përfitoj nga rasti dhe të falenderoj FIA-n e promotorët tanë për mbështetjen dhe mirëkuptimin total të tyre, duke qenë se mezi na prisnin. Ne mezi presim të kthehemi, sapo rrethanat të na e lejojnë.

Për anulimin e garave në Bahrein e Arabinë Saudite foli edhe presidenti i FIA-s, Mohamed Ben Sulayem.

Gjithnjë në vend të parë, FIA do të vërë sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit tonë e të kolegëve tanë, u shpreh Ben Sulayem. Pas një vlerësimi të kujdesshëm, morëm këtë vendim me shumë përgjegjësi. Vazhdojmë të shpresojmë në qetësinë, sigurinë dhe në kthimin e shpejtë të stabilitetit në rajon e mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur nga zhvillimet e fundit.