Në Qarkun Dibër, janë 173 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti me magnitudë 5.1, i një dite më parë. Prefektura ngriti një shtab emergjence dhe 16 grupe pune po inspektojnë dëmet në terren. Paraprakisht u konstatuan të dëmtuara 90 banesa në Bashkinë Mat, 47 në Bulqizë dhe 36 në Klos. Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako dhe Prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu, kanë zbritur sot në terren për inspektime.