Mickey Mouse është padyshim një nga personazhet më të njohura dhe të dashura në historinë e animacionit, dhe është e vështirë të mendosh për Walt Disney pa e lidhur menjëherë me këtë miushin e vogël.
Por, ndonëse Walt Disney është emri më i njohur i lidhur me Mickey-n, ai nuk ishte ai që e krijoi atë.
Pikërisht partneri i tij i ngushtë krijues, Ub Iwerks, ishte ai që i dha formën e parë të Mickey Mouse-it.
Iwerks ishte përgjegjës për skicimin e dizajnit origjinal të personazhit që do të ndryshonte industrinë e animacionit.
Mickey Mouse, i cili debutoi për herë të parë publikisht në vitin 1928 me filmimin e famshëm “Steamboat Willie”, po afrohet me 100 vjetori i tij.
Ky moment historik shënoi një hap të madh për industrinë e animacionit dhe fillimin e një periudhe të re për Disney-n dhe krijimet e tij. Më 18 nëntor të vitit 1928, “Steamboat Willie” u shfaq për herë të parë në Teatrin Colony të Nju Jorkut, dhe menjëherë u bë një hit, duke e vendosur Mickey-n si një nga personazhet më të njohura të të gjitha kohërave.
Përmes atij filmi dhe karakterit të Mickey-t, Walt Disney dhe Ub Iwerks krijuan një figurë që do të vazhdonte të influenconte kulturën pop dhe të mbetej e dashur për breza të tërë. Tashmë, pas gati një shekulli, Mickey Mouse mbetet simbol i brendit të Disney dhe një nga personazhet më të njohura të animacionit në botë.