Aktualitet

Afati i fundit 20 Gushti, Tatimet njoftojnë tregtarët për vendimin

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton tatimpaguesit, që morën vendimin e destinimit të fitimit pas tatimit dhe e shpërndanë në formë dividenti. Afati i fundit i deklarimit dhe pagesës së tatimit të mbajtur në burim është 20 Gushti. Tatimet kujtojnë se në rast mosdeklarimi apo mospagese në afat të Tatimit mbi Dividentët do të zbatohen dispozitat përkatëse ligjore.