Edhe këtë fundjavë, disa akse në vend janë të ngarkuara. Sipas Policisë Rrugore, me trafik të rënduar paraqiten rrugët nga Mbikalimi i Milotit drejt Kukësit e nga Kryqëzimi i Milotit në drejtim të Shkodrës. Trafiku nuk mungon as në akset Fier-Levan, Maminas-Gjiri i Lalzit, Unaza e Shkozetit-Shkëmbi i Kavajës-Kavajë dhe Vlorë-Radhimë. Por, pavarësisht fluksit, ai është i përballueshëm.