Në aksin nacional, Bulqizë-Ura e Topojanit, në shumë vende mungon sinjalistika. Kjo, por edhe shpejtësia e automjeteve në këtë segment rrugor kanë qenë shkaqet e shumë aksidenteve. Drejtuesit e automjeteve shprehen të shqetësuar, pasi në shumë rrugë nuk ka mbajtëse anësore me sinjal fosforeshent. Mungesa e tabelave orientuese dhe sinjalistikës rrugore, vështirëson sidomos lëvizjen e turistëve në këtë zonë.