Aksident fatal në Divjakë. Një 35-vjeçare e cila drejtonte një automjet tip “Benz” ka përplasur për vdekje një fëmijë të moshës 6-vjeç. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Divjakës, ndërsa 35 vjeçarja është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.