Aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në Laç, ku një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë të kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në aksin e autostradës Mamurras- Laç pranë Gjormit.
Dy autovetura janë përplasur duke dalë jashtë rrugës, duke shkaktuar vdekjen e nje personi, ndërsa katër të tjerë nga të dy automjetet kanë marrë plagë të rënda.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa pritet zbardhja e shkaqeve te aksidentit.