Aksident me vdekje në fshatin Portëz të Fierit, makina përplasi një 55-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital. Më pas, drejtuesi e braktisi në vendngjarje automjetin tip “Opel” dhe u largua në këmbë. Mjeti rezulton në pronësi të një 54-vjeçari, por ende nuk është saktësuar nëse ishte ai në timon në momentin e aksidentit fatal.