Aktualitet

Aksidentoi këmbësorin dhe u arratis, i riu vetëdorëzohet në polici

Shkaktari i një aksidenti që i mori jetën një këmbësori në Fier mbrëmjen e djeshme u vetëdorëzua në polici. Gelsion Pajo, 20 vjeç, banues në Patos fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, duke e lënë 55 vjeçarin të vdekur në rrugë. 20 Vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.