Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sekuestroi e asgjësoi produkte të skaduara gjatë kontrolleve në jug të vendit. Në Vlorë u ndalua një furgon, i cili shpërndante 100 kg midhje pa kushte frigoriferike e pa dokumentacion shoqërues. Subjekti që e tregtonte u gjobit, si dhe u bë asgjësimi i menjëhershëm i produktit. Në një supermarket në Përmet, u bllokuan sasi birre, reçeli, kosi e salce kosi, të skaduara. Ndërkaq, në fshatin Duhanas të Beratit u konstatuan sasi mishi pule e salçiçe, gjithashtu të skaduara. Në të gjitha rastet u vendosën masa administrative.