Aktualitet

AKU-ja evidenton shkelje në 9 subjekte në Tiranë, Shkodër, Fier, Korçë e Lezhë

Në vijim të kontrolleve për të garantuar sigurinë ushqimore, aksioni i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, AKU, u përqëndrua në qarqet Tiranë, Shkodër, Fier, Korçë e Lezhë. Në shkelje u evidentuan 9 subjekte që tregtonin produkte mishi, si dhe peshk e ëmbëlsira. Krahas gjobave, në dy raste u bë konfiskimi i mallit, si dhe u bllokua aktiviteti.