Aktualitet

AKU kontroll në marketet e zonave rurale

Krahas zonave turistike, kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, AKU po zhvillohen dhe në marketet e zonave rurale, për të ndaluar tregtimin e ushqimeve të skaduara. Në Klos të Qarkut Dibër, 6 minimarke u kapën në flagrancë duke shitur produkte përtej afatit të skadencës. Ndaj tyre u vendosën gjoba, si dhe u bllokuan një sërë artikujsh, kryesisht mish, sallam, miell e patatina.