Në përgjigje të akuzave të demokratëve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi se e gjithë procedura e marrjes së lejes minerare është bërë në transparencë të plotë. Gjithashtu sqarohet se leja e shfrytëzimit e fituar në vitin 2009 nga kompania e biznesmenit Bego mban firmën e ministrit nga radhët e demokratëve në atë kohë.