Në emisionim më të ri të Top Albania Radio-s, #thuajemepepsi i ftuari i puntatës së parë ishte pikërisht vokalisti i talentuar i grupit “Asgjë Sikur Dielli” i cili përcolli humor, informacione dhe kujtime të rinisë së tij.
I pyetur nëse i pëlqen të argëtohet nëpërmjet karaokeve, Albani ka treguar një histori qesharake që ka përjetuar vite më parë. Këngëtari është shprehur se kohë më parë ndodhej në një klub nate në Bari të Italisë së bashku me miqtë e tij muzikantë, Shpat Dedën dhe Dren Abazin.
3 djemtë, vendosën të këndonin karaoke dhe ndonëse të pirë talenti dhe vokalet e tyre jo vetëm tërhoqën vëmëndjen e publikut por gjithashtu edhe të pronarit të lokalit i cili shfaqi dëshirën t’i punësonte në klubin e tij, duke menduar se ata ishin thjeshtë amatorë.
Ajo çfarë sipërrmarrësi italian nuk dinte ishte fakti që 3 punonjësit e tij të rinj ishin në të vërtetë këngëtarë të famshëm në Shqipëri. Mjaftoi vetëm një kërkim në google mbi identitetin e tyre për t’i pushuar nga puna e për t’i larguar nga klubi i tij një herë e përgjithmonë.