Aktualitet

AMF thirrje qytetarëve: Bëni kujdes me policat e sigurimit kufitar

Nisur nga rastet e mashtrimeve, krahas Policisë Kufitare, edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, AMF këshillon qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë, me automjetet e tyre me targa të huaja. Policat kufitare duhet t’i presin vetëm në pika të autorizuara e nga agjentë të licensuar. Numri i serisë së tyre është unik, fillon me dy shifrat e fundit të vitit aktual dhe gjendet në format elektronik, jo me shkrim dore. Gjithashtu, qytetarët mund të verifikojnë policën e tyre kufitare përmes faqes zyrtare:në rubrikën “Verifikoni policën tuaj”. Një tjetër mënyrë është duke dërguar me SMS numrin e targës në 00355 69 40 60 671.