Këngëtarja e famshme Ariana Grande ka dalë në shesh duke rrezikuar veten për t’ju bashkuar protestave për racizmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E gjithë bota është solidarizuar në këtë periudhë të vështirë të Amerikës ku prej vitesh njerëzit me ngjyrë përballen me diskriminimin nga format më të ndryshme.
Ditë më parë një ish-polic u quajtur Derek Chauvin qëlloi me armë George Floyd, një i ri me ngjyrë i paarmatosur i cili humbi jetën menjëherë.
Ky veprim tragjik bëri që 30 shtete në SHBA të ngrihen në protesta masive dhe të dhunshme për të mbrojtur jetën e njerëzve me ngjyrë.
Të dielën Ariana Grande i është bashkuar këtyre protestave duke mbajtur një pankartë në duar ku shkruante “Black Lives Matter”, pra jeta e njerëzve me ngjyrë vlen.
Vdekja e George Floyd ka sjellë reagimin e të gjithë personazheve të famshëm të cilët më pas kanë mbledhur fonde për familjen e të ndjerit dhe kanë nxitur fansat të protestojnë për të drejtat e tyre.