Aktualitet

Armë dhe eksploziv ndaj një banese në Kamëz

Shpërthim eksplozivi dhe të shtëna armësh drejt një banese në Kamëz. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit, në Bulevardin Blu. Sipas policisë, nuk ka të lënduar, ndërsa dy makina të parkuara në oborr, pësuan dëme. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.