“Arrest me burg” vendosi sot Gjykata e Vlorës për Ritvan Zykajn, autorin e masakarës me 8 viktima në Selenicë. Ai akuzohet “Për vrasje në rrethana cilësuese të dy ose më shumë personave”, si dhe “Për armëmbajtje pa leje”. Ndërkaq, sot në Selenicë është ditë zie në nderim të atyre që më 10 Gusht u ekzekutuan me kallashnikov nga 24-vjeçari, të gjithë me mbiemrin Zykaj, të afërm të tij. Mes viktimave, dy ishin të mitur.