Aktualitet

Arrestimi i Edmond Begos, Policia: Nuk është në kërkim nga autoritetet shqiptare!

Policia e Shtetit reagoi në lidhje me debatin për arrestimin e biznesmenit shqiptar nga policia greke pasi rezulton i dënuar në Itali me 21 vite burg. Policia e Shtetit thotë se Edmond Bego 48 vjeç, i cili mban edhe 4 emra të tjerë nuk është në kërkim nga autoritetet policore shqiptare për llogari të ndonjë shteti tjetër. Partia Demokratike e konsideron biznesmenin si njeri të lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës.