I ftuar në emisionin “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin në Top Albania Radio ka qenë Dr. Ervin Rapushi për të diskutuar në lidhje me artropatitë inflamatore te të rinjtë. Por çfarë janë këto dhe çfarë duhet të dimë ne në lidhje me artropatitë inflamatore…
Artritet e shpinës dhe qafës tek të rinjtë, a ndikojnë faktorët ambiental ose ushqimor?
Po, nuk diskutohet nuk bëhet fjalë vetëm për predispozitat gjenetike. Përveç këtyre kemi edhe forma të cilat mund të shpëthejnë nga çdo lloj infeksioni viral tjetër. Janë disa viruse që e thyejnë kodin gjenetik dhe të bëjnë të shprehen genet. Pra kjo është e para. Aktiviteti fizik rekomandohet për të gjitha këto lloj sëmundjesh. Domethënë shihet si një faktor protektiv, por në disa raste mund që edhe të t’i nxjerrë në pah. Një person që ecën shumë, që ka një dëmtim ose që noton shumë, bën shumë palestër dhe sport kur ka një dëmtim imflamator të një tendini. Mund ta marri fillimisht këtë gjë si një dëmtim që mund të ketë ndodhur për shkak të aktivitetit fizik dhe më pas kur shikon që kjo gjë shkon më tej dhe inflamohet më shumë, jep dhimbje dhe gati paralizon pjesën e lëvizjes atëherë drejtohet tek mjeku.