Pas vizitës në Manastirin e Zvërnecit, një autobus me nxënës shkolle, mbeti i bllokuar në kanalin anësor të rrugës së ngushtë njëkalimshe, gjatë tentativës për të hapur krahun.
Në vendngjarje ndërhyri shërbimi zjarrfikës, që ndihmoi mjetin të dilte nga kanali. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar dhe nuk u raportuan dëme materiale.
Për shkak të fluksit të lartë të automjeteve nga turistë dhe vizitorë, trafiku në zonë u vështirësua, duke shkaktuar bllokim për rreth 40 minuta edhe për automjete të tjera.
Situata u normalizua pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe menaxhimit të trafikut.