Aktualitet

Autori i sulmit të djeshëm në Londër është Salih Khater

Identifikohet autori i sulmit të djeshëm në Londër. Ai është Salih Khater nga Sudani. 25-vjeçari ka studiuar inxhineri elektronike në Universitetin e Khartum-it dhe prej 5 vitesh jetonte në Birmingham të Britanisë së Madhe. Emri i tij nuk ishte i njohur për autoritetet britanike, pasi nuk rezultonte person i rrezikshëm apo me lidhje me grupe terroriste. Khater drejtonte makinën tip “Ford” që e përplasi dje me barrierat e sigurisë përreth Parlamentit në Londër, duke plagosur tre persona.