Kryetari Demokrat kujtoi sot 30 vjetorin e vrasjes nga diktatura të poetit, Havzi Nela. Lulzim Basha shkruan në “FB” se “3 dekada mbushen sot nga dita kur xhelatët gjakatarë të Tiranës komuniste varën në litar në mes të Kukësit, poetin që i këndoi lirisë Havzi Nela”. Basha shprehet se “E keqja përsëritet nëse nuk e dëgjojmë kumtin e Havzi Nelës se çfarë të zezash e presin atë popull dhe shoqëri ku vdes fjala e lirë dhe shpirti i kundërshtimit ndaj të keqes”.