Lulzim Basha reagoi sot për Masakrën në Selenicë. Në një mesazh në rrjetet sociale, Kryedemokrati shkruan: “Vrasja mizore e 8 familjarëve në Resulaj, përfshirë 2 fëmijë, ka tronditur të madh e të vogël. Mendimet dhe lutjet e mija janë për shpirtrat e të ndjerëve dhe dhimbjen e të afërmve. Sot është ditë zie për Vlorën e vendin, por edhe reflektimi për pasigurinë që shtohet çdo dite”, – thekson Basha.