Kryedemokrati Basha viziton Kosovën më 20 Korrik, ditën kur mblidhet Këshilli Politik për të diskutuar mbi hapjen e listave dhe koalicionet, ndërsa mbledhjes do t’i bashkohet kryeministri Rama. Në Prishtinë, Basha shkon në përgjigje të një ftese të shefit të qeverisë, Hoti, të cilën ia drejtoi kur vizitoi Tiranën më herët gjatë muajit. Gjithashtu, kreu demokrat do të ketë takime me zyrtarë e politikanë. Ndërkaq, në tryezën e pas dy ditëve të Këshillit Politik, PD-ja përfaqësohet me Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi.