Sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Lulzim Basha thotë se “Shqipëria është e para në Europë për papunësinë mes të rinjve”. Në rrjetet sociale, Kryedemokrati shkruan se “300 mijë të rinj shqiptarë janë pa punë, 133 mijë të tjerë kanë braktisur shkollat në 4 vjet. 0 lekë nga Qeveria për mbështetjen e rinisë. 70% e të rinjve kërkojnë të largohen nga vendi drejt BE-së”. Po sipas Bashës, “Shqipëria kryeson në Botë për përdorimin më të lartë të kokainës nga të rinjtë”. Ndërkaq, ai rikonfirmon mbështetjen e Partisë Demokratike për Rininë, përfshirë uljen e tarifave universitare dhe stazhe vjetore pune me pagesë për studentët.