E ftuar në emisionin televiziv “Extra” këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha rrëfeu për herë të parë frikën që pati pasi të dy prindërit e saj u infektuan me Covid-19.
“Mikja e mikes time ndërroi jetë për shkak të virusit. Më pas prindërit e mi u sëmurën. Gjendja e tyre ishte shumë e vështirë për 3 javë radhazi” -u shpreh ajo.
Bebe ishte shumë e shqetësuar për shëndetin e prindërve të saj me të cilët ka patur marrëdhënie të komplikuara prej vitesh.
30-vjeçarja e cila jeton në Los Angeles mori në konsideratë rrezikun dhe dëshironte të udhëtonte me makinë në New York aty ku jeton mamaja dhe babai i saj.
Çifti të cilët jetojnë vetëm, nuk e kanë patur të lehtë të jenë larg fëmijëve të tyre e megjithatë u kanë kërkuar të rrinë larg për të shmangur infektimin e Bebes dhe vëllait të saj.