Aktualitet Politikë

Berisha: Farsa elektorale, çështje kryesore edhe në Asamblenë e Këshillit të Europës!

Sot në një dalje për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se “farsa elektorale e 11 majit ishte çështje kryesore edhe në Asamblenë e Këshillit të Europës”. Sipas tij, të gjitha mediat e SHBA-ve po flasin për “Ramaduron”. Ndërkaq, deklaroi se “farsa elektorale e 11 Majit nuk kapërdihet nga populli”, si dhe shprehu bindjen se zgjedhjet e 11 Majit do të rrëzohen nga faktori ndërkombëtar.

Kjo farsë damkosi përfundimisht Edi Ramën si Maduron e Europës. Ajo çka mediat e mëdha shqiptare censurojnë me fanatizëm është pikërisht fakti se editoriali i rrjetit më të madh televiziv të SHBA, Fox News, po ripublikohet në një zhvillim shumë të veçantë nga mediat e tjera më të mëdha të këtij vendi dhe më influente, siç është e pavarura RealClearPolitics.

Pra, lajmet në këto dy media më të mëdha dhe më influence në SHBA, pas aksionit historik të presidentit Donald Trump me të cilin këputi Nyjën Gordiane dhe shkatërroi impiantet bërthamore të Iranit, të ajatollahëve, mund të them se lajmi i dytë më i qarkulluar është Ramaduro.

Ribotimi, ripublikimi nga RealClearPolitics, media e pavarur shumë e fuqishme, është qëndrimi më i merituar ndaj Edi Ramës. Farsa nuk kapërdihet.

Ka tre ditë që në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, farsa elektorale është çështje kryesore. Në seanca plenare dhe në mbledhje të grupeve dhe të komisioneve.