Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, foli në një intervistë për BBC-në për vendimin e qeverisë shqiptare për të marrë emigrantët nga Eritrea. Ditmir Bushati sqaroi se “Shqiperia për asnjë moment nuk e sheh krizën e refugjatëve si mënyrë për të përparuar me procesin e integrimit në BE. Duke iu referuar rastit, Bushati deklaroi se kemi të bëjmë me jetë njerëzish, qofshin këto eritreas apo evropianë.