Më në fund një lajm i mirë për të gjithë fansat e muzikës ndërkombëtare. Ceremonia e ndarjes së çmimeve “VMA” do të mbahet më 30 gusht.
Këtë gjë e njoftoi kryetari i Bashkisë së New York-ut, Andrew Cuomo gjatë një konference për mediat. Shfaqja e madhe e muzikës do të organizohet e gërshetuar në 5 vende për të mbajtur distancën e duhur mes atyre që do të ngjiten në skenë.
Eventi i “Video Music Awards” do të mbahet të dielën e fundit të muajit gusht por ende nuk është vendosur nëse do të ketë apo jo publik.