Certifikatat e lindjes apo familjare për shqiptarët jashtë vendit nuk do të ofrohen vetëm në Itali po dhe në 12 shtetë të tjera të botës. Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Jashtme ku thuhet se shtohen shërbimet për shtetasit shqiptarë jashtë territorit. Tashmë shtetasit shqiptarë me rezidencë në këto vende mund të tërheqin Certifikatat në, Vjenë, Sofje, Pragë, Budapest, Prishtinë, Zagreb, Tokio, Podgorice, Bukuresht, Bratislavë, Bernë, Ankara dhe Stamboll.