Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi është shprehur mosbesues ndaj SHBA-ve lidhur me negociatat për paqen.
Ai ka deklaruar se Teherani nuk ka besim të Amerika dhe se do të zhvillojnë bisedimeve vetëm nëse do te shohin seriozitet për t’i dhënë fund luftës.
Gjatë një vizite në New Delhi për takimin e ministrave të jashtëm të BRICS, Araghchi tha se procesi i ndërmjetësimit nga Pakistani nuk ka dështuar, por është në “vështirësi”.
Më herët mediat e huaja deklaruan se Aragchi propozoi që Irani të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit me Omanin.
Në një deklaratë duke reaguar ndaj komenteve të Donald Trump të bëra në Kinë mëngjesin e sotëm ministri tha se të dy vendet “po konsultohen për të krijuar një mekanizëm të përshtatshëm për menaxhimin e ardhshëm të Ngushticës së Hormuzit dhe për të siguruar kalimin e sigurt të të gjitha anijeve”.
Presidenti Donald Trump është shprehur se po i soset durimi me Iranin, teksa një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund konfliktit duket ende larg.
Komentet Trump i bëri nga avioni i tij teksa po kthehej nga Kina drejt SHBA-ve, ku kërkoi që Irani të pranonte marrëveshjen për ndalimin për 20 vite të programit të tij bërthamor.
Trump gjithashtu kërcënoi Teheranin, teksa deklaroi se ushtria amerikane mund të kthehej në Iran për të ‘pastruar’.
Sipas Trump, armëpushimi 1 mujor me Iranin u dakordësua për ‘t’i bërë Pakistanit një nder’, pasi sipas Presidentit amerikan, ai nuk ishte në favor të tij.
Nga ana tjetër, ka reaguar edhe lideri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, i cili ka deklaruar se rezistenca e guximshme e Teheranit e ka bërë vendin për të përgatitur për t’u përballur me SHBA-të.