Aktualitet

Ditë me kthjellime e vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë!

Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare, kryesisht pas orëve të pasdites. Era fryn me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, që hera-herës fiton shpejtësi deri në 12 m/s.

Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi është i forcës 1-2 ballë. Temperaturat variojnë 1-21 gradë Celsius.