Gossip Showbiz

DJ Gimbo imitoi Brikenën duke sjellë reagime të forta! Familja e banorit bën reagimin e papritur!

Dinamikat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania vazhdojnë të shkaktojnë debate të forta edhe jashtë ekranit. Këtë herë, në qendër të kritikave është vendosur DJ Gimbo, i cili u pa duke imituar dhe tallur mimikat e fytyrës së Brikenës, një moment që nuk u prit mirë nga publiku dhe familja e Brikenës.

Videoja u përhap shpejt në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e konsideruan sjelljen të papërshtatshme dhe ofenduese. Përballë reagimeve të shumta, familjarët e Gimbos, që menaxhojnë edhe profilin e tij online, vendosën të reagojnë menjëherë.

Në një mesazh të publikuar në Instastory, ata kërkuan falje publike, duke sqaruar se veprimi nuk kishte për qëllim të lëndonte askënd.

Sipas tyre, situata duhet parë në kontekstin e presionit dhe kushteve të veçanta që krijon formati i reality show-t.

Si familja e Gimbos, kërkojmë falje nëse imitimi ndaj Brikenës është keqkuptuar apo ka lënduar atë dhe familjen e saj. Nuk ka qenë qëllimi i tij të ofendojë apo nënçmojë askënd

-thuhej në reagim.

Në fund, familja theksoi rëndësinë e respektit dhe marrëdhënieve të mira me të gjithë, duke u përpjekur të qetësojë situatën që ka ndezur rrjetin.