Pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo ka bërë reagimin e tij të parë publik, duke ndarë një mesazh emocional dhe mirënjohës për të gjithë ata që e mbështetën gjatë rrugëtimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai falënderoi publikun për dashurinë dhe votat, duke theksuar se përkrahja e tyre ka qenë vendimtare në momentet më të vështira brenda shtëpisë.
Faleminderit prej zemrës krejtve që më keni mbështet gjatë qëndrimit tem në Big Brother. Dashnia, votat dhe përkrahja juaj më kanë dhanë forcë me vazhdu edhe në momentet ma të vështira. Pa ju s’kishte kuptim ky rrugëtim
-u shpreh ai.
DJ Gimbo tregoi gjithashtu se ka marrë një numër të madh mesazhesh nga ndjekësit, të cilat, edhe pse nuk ka mundur t’u përgjigjet të gjithave, i ka lexuar dhe i vlerëson maksimalisht.
Po më vijnë shumë mesazhe prej jush dhe sinqerisht s’po muj me ju kthy krejtve, po dijeni që i lexoj dhe i vlerësoj pa masë. Respekt pa fund për secilin prej jush, ju du shumë
-shtoi ai.
Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo fitoi simpatinë e publikut për energjinë dhe karakterin e tij, ndërsa u largua nga gara pas një televotimi të fortë përballë Brikenës, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm të kësaj eksperience.