Music

“Dori Dj’s Night Session”, emisioni më i ri në Top Albania Radio që do t’ju shoqërojë çdo të shtunë mbrëma!

Ai është një ndër Dj-të më të njohur të jetës së natës si dhe ka miksuar krah Dj-it me famë botërore, Tiesto në “Havana Sun Festival”, bëhet fjalë për Dori Dj. Karriera e tij ka nisur në “Top Albania Radio” dhe kurrë nuk është larguar prej saj, por qëndron duke seleksionuar me shumë kujdes muzikën dhe menaxhuar programet e TAR.

Dori DJ, nisi karrierën në radion më të dëgjuar Shqiptare Top Albania Radio me 1999. Prej 2013 ai është Drejtori Artistik i radios duke menaxhuar seleksionimin e muzikës, programet muzikore, si edhe post-produksionin. Dori Dj ka prodhuar programin më popullor e më të gjatë me muzikë elektronike në TAR, #heinekensessions krah Ledion Liços.

Bllokun muzikor të përzgjedhur me kujdes nga Dori Dj e dëgjoni të dielave në “Selected By” në orën 20:00. Jo vetëm kaq, por përzgjedhjen e Dorit mund ta ndjekim çdo ditë në “House Nation”. Mesdita e shndërrron Top Albania Radion në një klub të vërtetë ku e ftuar janë të gjithë që arrijnë radion në valët e saj tokësore, digjitale apo online.

E tashmë Dori vjen me emisionin më të ri në Top Albania Radio, “Dori Dj’s Night Session”. Me një prekje të shkëlqyeshme nën tingujt origjinal të muzikës House, Dori Dj sjell një nivel muzikaliteti në skenën globale të kërcimit, i cili tingëllon si dashuri, duket si re gjeometrike dhe ka formë ëndrrash. Ky kombinim sublim i elementeve të Organic House / Downtempo, dhe #1 Afro House është sinonim i cilësisë dhe groove që nga fillimi i tij, ndërsa Dori Dj pas muzikës njihet po aq si një ambasador i apasionuar i komunitetit global të kërcimit.

Dori Dj’s Night Session” kap një gamë të gjerë tingujsh shumë-kulturorë, duke përfshirë dhe producentë ‘underground’ që vijnë nga e gjithë bota, si dhe producentë të shquar të njohur në industri si Acid Pauli, Nicola Cruz, Nico Stojan, Uner, Blond:ish, David Mayer, Audiofly, Mira & Christopher Schwarzwalder, Be Svendsen, Satori, Unders, Canson, Til Von Sein, Matanza dhe më shumë.

Duke nisur nga 15 Korriku, e çdo të shtunë, shijojeni mbrëmjen tuaj me “Dori Dj’s Night Session”. Nga ora 23:00 deri në 02:00.