Dua Lipa është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo vetëm për muzikën, por edhe për jetën e saj personale. Pas përfundimit të turneut “Radical Optimism” në Amerikën Latine, këngëtarja u pa duke shijuar momente të ëmbla në New York City krah të fejuarit të saj, aktorit Callum Turner.
Artistja ndau me ndjekësit në Instagram disa fotografi intime, ku shfaqej në poza joshëse dhe selfie romantike me Callum-in, duke reflektuar qartë lumturinë dhe afërsinë mes tyre.
Gjatë vizitës në qytetin amerikan, Dua tërhoqi vëmendjen edhe me paraqitjet e saj të kuruara, duke kombinuar një bluzë me jakë metalike, fund të shkurtër dhe një xhaketë me lesh artificial.
Përveç stilit dhe romancës, Dua tregoi edhe mbështetjen për partnerin e saj, duke publikuar imazhe nga premiera e filmit të tij më të ri “Atropia”, si edhe duke veshur një bluzë me personazhin e Callum-it në filmin “Eternity”.
Çifti e nisi lidhjen në janar të vitit 2024 dhe konfirmoi fejesën në qershor. Callum Turner ka folur më herët për historinë e tyre të dashurisë, duke e quajtur Duan “gruan më të bukur në botë” dhe duke zbuluar se gjithçka nisi në mënyrë të veçantë, gjatë një feste ditëlindjeje, ku zbuluan se po lexonin të njëjtin libër.