Gossip Showbiz

Dua Lipa “sulmohet nga paparacët” në Paris? Callum Turner e mbron ndërsa situata bëhet kaotike!

Dua Lipa përjetoi një moment të pakëndshëm gjatë një daljeje me të fejuarin e saj, aktorin Callum Turner, në Paris. Çifti u rrethua nga paparacë që kërkonin me ngulm fotografi, duke bërtitur dhe ndjekur çdo lëvizje të tyre.

Në videot që qarkulluan online, këngëtarja shihet e irrituar, duke i kërkuar vazhdimisht fotografëve të largohen, ndërsa ata vazhdonin me kërkesat për “vetëm një minutë” dhe “disa foto”, pa marrë parasysh shqetësimin e saj.

Situata u bë aq e ngjeshur sa Turner ndërhyri për ta mbrojtur dhe për ta ndihmuar të kalojë përmes turmës, ndërsa sigurimi i shoqëroi më pas deri te automjeti.

Ngjarja ka nxitur një debat të gjerë online për kufijtë e privatësisë së personazheve publike dhe metodat agresive të paparacëve.

Edhe pse Lipa dhe Turner konfirmuan fejesën e tyre vitin e kaluar, ata vazhdojnë të mbajnë marrëdhënien larg vëmendjes së tepruar mediatike.