Aktualitet

Durrës, çelet edicioni i 3-të i Panairit Ndërkombëtar të Librit Shqip

Në Durrës u çel edicioni i 3-të i Panairit Ndërkombëtar të Librit Shqip “Durrës Script”. Si çdo vit, organizatorët zgjodhën sërish muajin gusht, pikun e sezonit turistik për ta sjellë librin shqip më pranë pushuesve dhe qytetarëve durrsakë. Në stendat e Panairit përfaqësohen mbi 65 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Italia e Anglia, ndërsa risi përbën ardhja e përfaqësuesve të shtëpive botuese nga Amerika.