Policia e Durrësit ka vijuar me zbatimin e planit të masave për kontrollin e drejtuesve të mjeteve duke arrestuar në flagrancë 20 persona. Nga të arrestuarit, 6 prej tyre po drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 14 të tjerë nuk kishin leje drejtimi. Gjithashtu nga ana e policisë janë vendosur 842 masa administrative për shkelje të ndryshme. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe në fundjavë.