E hëna do të jetë ditë zie në Bashkinë e Selenicës, në nder të 8 viktimave të masakrës së djeshme. Vendimi u mor në një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Viktimat u përcollën sot për në banesën e fundit, ndërsa për shpenzimet e varrimit u akorduan 12 milionë lekë.