Ai nuk ndan thuajse asgjë nga jeta e tij private por mesa duket distancimi social e ka bërë melankolik.
Për herë të parë The Weeknd ka ndarë me 23.2 milionë ndjekësit e tij në Instagram një foto kur ka qenë i vogël.
30-vjeçari emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye, në foton që e kthen pas në kohë mban të veshur një bluzë të kaltër ku shkruhet emri i qytetit ku ka lindur. Ai shikon drejt e në kamera ndërkohë që ka një buzëqeshje të ëmbël në fytyrë.
The Weeknd ka lindur në vitin 1990 në Toronto dhe është rritur në Scarborough.