Pas debatit të fortë në Big Brother VIP Albania për higjienën e Brikena, ku përdorimi i çarçafëve u kthye në një nga temat më të komentuara në “Prime”, reagimet nuk kanë munguar as jashtë shtëpisë.
Së fundmi, në mbrojtje të banores ka dalë stilisti i njohur Niko Komani, i cili ka ndarë publikisht përvojën e tij personale me të, duke kundërshtuar akuzat që po qarkullojnë.
Ai rikujtoi bashkëpunimin e tyre, ku ka punuar ngushtë me Brikenën, dhe u shpreh i bindur se ajo ka qenë gjithmonë shumë e kujdesshme me veten.
Duke pasur parasysh eksperiencën që kemi pasur me Brikenën në ‘Supernova’, mund të them nëse është e pastër apo jo. Ajo ka qenë gjithmonë shumë e rregullt dhe e pastër. Edhe kur përdorte make-up, nuk linte asnjë njollë, edhe në sipërfaqe të bardha
Sipas tij, përveç kujdesit personal, Brikena është dalluar gjithmonë edhe për paraqitjen e saj të kuruar, me flokë të rregullt, veshje të pastra dhe një prezencë të kujdesshme në çdo detaj.
Megjithatë, stilisti theksoi se ky është vetëm vlerësimi i tij personal, duke lënë të hapur mundësinë që situatat brenda shtëpisë mund të perceptohen ndryshe nga banorët e tjerë.
Reagimi i tij vjen në një moment kur Brikena po përballet me kritika të forta dhe presion publik, duke sjellë një tjetër këndvështrim që mund të ndryshojë perceptimin e publikut për situatën.