Emily Ratajkowski edhe para se të mbetej shtatzënë i kishte bërë të vetat fotot ‘topless’ dhe herë pas here edhe ato nudo. Megjithatë, gjatë pritjes së ëmbël, bukuroshja nuk i ka lënë pas dore këto poza.
Pak orë më parë ajo ka postuar në rrjetin social Instagram një foto ‘hot’ e sapo dalë nga dushi ku sigurisht shfaqej e zhveshur. Emily në këtë foto mbulon hiret e saj me duar aq sa rrjeti social të mos e piketojë si të papërshtatshme duke thyer rregullat e karantinës.
Ajo është në muajin e 6-të të shtatzënisë dhe ende nuk e ka ndarë me publikun gjininë e bebit. Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, modelja u shpreh se kur fëmija i saj të bëhet 18-vjeç do ta vendosë vete se çfarë gjinie do të dëshirojë të ketë.