Shkaktuan aksident dhe qarkullonin pa patentë, pranga dy të rinjve. Uniformat blu arrestuan Mario Dermyshin, 22-vjeç. Në aksin Cërrik-Gramsh e përplasi motoçikletën që drejtonte me një makinë tip “BMV” dhe u plagos, por është jashtë rreziku për jetën. Gjithashtu, në pranga ra një 18-vjeçar, i cili u kap në Bulevardin “Qemal Stafa” të Elbasanit duke lëvizur me motoçikletë, i papajisur me leje drejtimi.