Gossip

Festivali i RTSH-së, aty ku fituesi asnjëherë nuk u shpall në momentin final

Për herë të parë i organizuar online mbylli mbrëmë siparin, edicioni i 59-të i festivalit të RTSH-së dhe fituese ishte këngëtarja shumë e dashur e publikut, Amxhela Peristeri. Pas 3 netëve spektakël, juria ka votuar me çmimin e parë këngëtaren e njohur, e cila konkurroi me këngën “Karma”, por ne tashmë e dinim këtë gjë.

Kujtojmë se pak javë më parë një lajm i rremë qarkulloi kudo nëpër portale në kohën kur festivali ende nuk kishte nisur provat, konkurrimin dhe asgjë nuk ishte transmetuar. Aty thuhej se në edicionin e mbajtur online, me një diferencë të madhe votash trimfoi Anxhela Peristeri e cila do të përfaqësonte vendin tonë në “Eurovizion”. Lajmi ishte bazuar mbi renditjen individuale të kompozitorit Miron Kotani të cilin e kishim të ftuar edhe në Live From Tirana për të folur mbi këtë ‘fake news’. Por sa e rreme ishte kjo kur festivali i RTSH-së njihet për skandalet e përvitshme?

Kujtojmë se në edicionin e kaluar, Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka u akuzuan se së bashku me jurinë kishin korruptuar votat për të shpallur fituesen që thuhej se do të ishte Elvana Gjata. Me një diferencë prej vetëm 2 pikësh kënga “Me Tana” humbi kundrejt “Qaj” duke e bërë Arilenën fituese të edicionit të 58-të për të përfaqësuar më pas vendin tonë në festivalin Europian. Zhgënjimi në sytë e konkurrentëve ishte i dukshëm madje Elvana shprehu të gjitha pakënaqësitë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale me fjalët “Arilena nuk ishte faji yt.”

Shumë polemika pati pas Festivalit të 58-të të RTSH-së në Pallatin e Kongreseve, që u tha se u pasua me një përçarje mes Vera Grabockës në anën e Arilena Arës dhe Alketa Vejsiut në krahun e Elvana Gjatës. Vitin e kaluar gjithashtu shumë prej artistëve pjesëmarrës reaguan ashpër kundrejt organizimit të festivalit ku disave i ishte refuzuar pjesëmarrja e disa të tjerëve nuk u ishte ofruar asnjë lloj komoditeti. Ndër këngëtarët që folën pa ndrojë për këtë ishin Erik Lloshi dhe Gena.

Disa nga akuzat me të cilët organizuesit e këtij festivali janë përballur kanë të bëjnë me rregulloren që nuk respektohet, fituesit e paracaktuar, disa qindra miliona që menaxhohen sipas qejfit, ku burimet e vetë RTSH-së nuk përdorën por të njejtat merren si shërbim nga jashtë institucionit, me qëllim qarkullimin dhe faturimin e fondeve. Këngë te para-porositura dhe jo pjesë e konkurrimit të ndershëm paraprak. Pjesëmarrje kompozitorësh të huaj çfarë e bën pa kuptim rolin e festivalit kombëtar të krijmtarisë së këngës shqip.

https://www.instagram.com/p/CJGXJ71jRlQ/

https://www.instagram.com/p/B6ZVrltHZ8E/